Google ADS

Pa gola përfundon pjesa e parë mes Spanjës dhe Gjermanisë

18:58 | 5 Korrik 2024
D.H

Ka përfunduar me rezultat të barabartë 0-0 pjesa e parë mes Spanjës dhe Gjermanisë që po zhvillohet në kuadër të fazës çerekfinale të Euro 2024.

Spanja nisi më mirë me “La Rojat” që patën në minutën e 15-të me anë të Lamine Yamal i cili nga goditja e dënimit gjuajti pranë portës

Gjermania ndërkohë rrezikoi përmes Kai Havertz gjashtë minuta më vonë por gjuajtja e tij u ndal nga portieri Unai Simon.

Teksa spanjollët rrezikuan sërish me anë të Dani Olmos në minutën e 39-të por gjuajtja e tij në cepin e majtë të Neuer u prit nga portieri gjerman.

Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë në pjesën e dytë, por në bazë të asaj që pamë në pjesën e parë golat me gjasë nuk do të mungojnë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme