Ylli i Inter Miamit, Lionel Messi ka goditur një nga penalltitë me të këqija në karrierën e tij, duke huq me ‘panenka’ në ndeshjen çerekfinale ndaj Ekuadorit në Copa America.
Argjentina dhe Ekuadroi luajtën baras 1-1 në ndeshjen çerekfinale dhe fituesi i desh të mësohej vetëm pas ekzekutimit të penalltive.
Në paraqitjen e tij të 184-të për Argjentinën, 37-vjeçari Messi hapi me guxim gjuajtjet e penalltive në çerekfinalet e Copa America.
Kjo ishte penalltia e parë e pasuksesshme e Messit që nga Kupa e Botës ‘Katar 2022’, kur kundër Polonisë në grup, gjuajtja e tij u ndal nga Wojciech Szczesny.
Messi u shpëtua përfundimisht nga Emiliano Martinez. Portieri i Argjentinës ishte sërish, si në Copa American dhe Botërorin e kaluar, duke prit dy penallti dhe duke çuar skuadrën e tij në gjysmëfinale./Telegrafi/
Sot mbahet mbledhja e Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës
Çfarë do ndodhë më 23 dhjetor? Berisha zbulon skenarin e pro...
Kosova e mbyll vitin në vendin e 99-të në renditjen e FIFA-s
Dëbimet e emigrantëve në SHBA, arrijnë nivelin më të lartë t...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Kurti merr pjesë në përurimin e rrugës Nacionale N2 Prishtin...