Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u mirëprit sot nga Guvernatori i Izmirit, Dr. Süleyman Elban, gjatë qëndrimit të tij në Turqi.
I shoqëruar nga Ambasadori i Kosovës atje, Agon Vrenezi dhe Konsullja e Përgjithshme, Suzana Novobërdaliu në një takim dhe bisedë të përzemërt me guvernatorin Dr. Elban, u diskutua rreth thellimit të lidhjeve ekonomike, kulturore dhe arsimore, dhe hulumtimin e mundësive të reja për bashkëpunim në sfera me interest të dyanshëm.
Kryeministri Kurti shprehu falënderimin e Qeverisë së Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë, dhe për mikpritjen e shtetit dhe popullit turk në secilën vizitë të tij./Arbresh.info/
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...
S’ka gola në Ferizaj
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...
Rama: Fitorja jonë në 2025 duhet të jetë përfundimtare, shpë...
Nga çdo kontinent, Kosova paguan qindra miliona për import t...
Edhe 17 ditë afat për certifikim të partive, ende asnjë apli...