Zjarri në Dhërmi, Mbrojtja Civile: Shmangi kalimin në qafën e Llogorasë

21:03 | 4 Korrik 2024
E.G

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile u ka bërë thirrje qytetarëve, që për shkak të zjarrit në përmasa të mëdha në Dhërmi, të shmangin kalimin nga Qafa e Llogarasë.

“Për shkak të situatës së krijuar nga zjarri i rënë në qafën e Llogarasë, në një sipërfaqe me shkurre e barishte dhe që ka shkaktuar tym, u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të shmangin kalimin në këtë rrugë. Forcat zjarrfikëse dhe të emergjencave janë duke punuar për të vënë në kontroll situatën.”, njofton Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile.

U bëjmë thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve të ndjekin udhëzimet e Policisë së Shtetit dhe emergjencave civile për lëvizjen e tyre, në mënyrë që të lejohen mjetet dhe efektivët të punojnë për shuarjen e zjarrit”, thuhet tutje./Arbresh.info/

 

Të ngjashme