Arda Guler, sulmuesi i Turqisë së Vincenzo Montellas, ka folur në lidhje me kualifikimin përballë Austrisë. Por edhe për sfidën e radhës me Holandën në çerekfinalet e Euro 2024.
“Demiral shënoi dy gola shumë të bukur. I dyti erdhi falë një shkëputjeje të mirë me kokë. Të gjuash goditjet e këndit duke marrë shënjestër kokën e tij është diçka e lehtë“.
Kundër Austrisë, 19-vjeçari shfaqi personalitet dhe doza lideri në mungesë të kapitenit Calhanoglu, teksa u bë protagonist edhe me një asistim.
Çerekfinalet? Holanda është një kundërshtar i vështirë për t’u përballur, por ne besojmë dhe duam të kalojmë në gjysmëfinale“.
Ndërkohë në çështje është kthyer te Turqia festimi i Merih Demiral, i cili bëri shenjën e përshëndetjes së ujqve, gjest që personifikon “ujqit gri”. një organizim i së djathtës ekstreme në Turqi.
Gjesti i mbrojtësit u kritikua nga autoritetet dhe është vënë nën hetim nga UEFA. Në lidhje me këtë ka reaguar edhe zëdhënësi i partisë së presidentit turk Rexhep Erdogan, Omar Celik, i cili thekson:
“Deklarata e ministres së brendshme gjermane Nancy Faeser që vuri nën shënjestër festimin për golin e futbollistit tonë të kombëtares Merih Demiral, si dhe hetimi i nisur nga UEFA, janë të papranueshëm.
Ata që kërkojnë racizmin dhe fashizmin duhet të përqendrohen në rezultatet elektorale në vende të ndryshme Europiane“, u përgjigj zëdhënësi i Erdogan.
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...