Heidi Baci tashmë dihet se është një modele me origjinë nga Shqipëria, por që është rritur dhe pjesën më të madhe të kohës e ka kaluar në Itali.
Ajo pas pjesëmarrjes në Big Brother VIP Albania 3 po qëndron më shumë thuajse në Shqipëri, më afër partnerit të saj, prezantuesit Romeo Veshaj.
E ftuar në “Top Arena”, ish-konkurrentja u pyet se në këtë Kampionat Evropian për kë ka bërë tifo, Italinë apo Shqipërinë.
E njëjta tha se ka qenë në përkrahje të Shqipërisë sivjet dhe se për herë të parë ka veshur një fanelë.
“Këtë vit me Shqipërinë patjetër. Unë kam ndjek vërtetë shumë Shqipërinë, e pashë që ka dhënë shpirtin. Kanë dhënë vërtetë spektakël, më erdhi me të vërtetë shumë keq se e meritonte të shkonte përpara”, u shpreh ajo.
Biondja tutje theksoi: “Italinë nuk e kam parë agresive si gjithmonë, nuk se e ka dhënë maksimumin. Më kanë ngacmuar shumë në fakt shoqëria ime në Itali, u ndjenë të tradhtuar. Si na bëre ti këtë, si. Se unë në fakt nuk është se e ndjek shumë futbollin. Hera e parë që këtë vit kam veshur një fanelë, atë të Shqipërisë”.
Heidi thotë se do të zhvendoset për të jetuar në Shqipëri, edhe pse me Romeon kanë disa projekte në Itali. /Telegrafi/
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...
Kurti mirëpriti në takim lamtumirës Ambasadorin e Bullgarisë...
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...