Kampionia në fuqi e basketbollit në Kosovë, Trepça ka filluar të konsolidohet për sezonin e ri.
Pasi vazhdoi kontratat zyrtarisht me Mikaile Tmusicin dhe Drilon Hajrizin, mitrovicasit kanë filluar ‘gjahun’ për transferime të reja.
‘Xehetarët’ transferuan lojtarin me prejardhje nga Amerika, Desmond Cambridge Jr, shkruan Arbresh.info.
Lajmi është bërë i ditur në rrjetin social Facebook të skuadrës nga Mitrovica.
Cambridge në vitin e fundit ka luajtur në kampionatin e Azerbajxhan me skuadrën Sabah.
Ai është shpallur kampion me këtë skuadër dhe ka marrë pjesë në Fiba Europe Cup sezonin e kaluar.
Me ndihmën e tij skuadra arriti të kualifikohet në FEC dhe u bë skuadra e parë pas 15 vjetëve në histori të këtij shteti që arriti këtë sukses.
Në këtë kompeticion lojtari ka luajtur me mesatare prej 12.5 pikë për ndeshje, 4.6 kërcime, dhe 2.6 asistime.
Po ashtu është aktivizuar në NCAA me Arizona State Devils me mesatare prej 13.6 pikëve në konferencën (Pacific-12), konferencë e respektuar me Cambridge që u përzgjodh në pesëshen e dytë më të mirë të Pacific-12.
Lojtari do të jetë forcë shtesë për mitrovicasit që synojnë të shkruajnë histori në basketbollin kosovar për tu bërë skuadra e parë nga Kosova që arrin kualifikimin në Champions League.
Kujtojmë se sezonin e kaluar Trepça ka fituar të gjithë trofetë në basketbollin kosovar dhe ka qenë pjesëmarrëse në Fiba Europe Cup./Arbresh.info/
HIGHLIGHTS I LOJTARIT
Kusari-Lila rrëfehet për kancerin e gjirit: E zbulova krejt ...
Të paktën 20 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë
LDK premton koeficient të pagave 150 euro për të giithë shër...
U tha se zëvendësministri i ri i MINT-it ishte dënuar për ke...
Nga 100 euro për fëmijë e pensionistë, Rrahmani: Vendim i du...
Çfarë nuk i pëlqeu Gjestit te Xheneta gjatë darkës?