Sot është 248 vjetori i shpalljes së pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Dita e Pavarësisë së SHBA-së, e festuar çdo vit më 4 korrik , është një festë e rëndësishme kombëtare në Shtetet e Bashkuara që përkujton shpalljen e pavarësisë së vendit nga Britania e Madhe më 4 korrik 1776.
Për nder të kësaj dite, qytetarët kanë shprehur urimet shtetin amerikan, ku sipas tyre, ky shtet është një mik i pandashëm i Kosovës.
Një qytetar tha se pa ShBA-n, ne nuk do të kishim këtë liri që po e gëzojmë sot.
“Ne do të jemi mirënjohës tërë jetën për sa ekziston populli shqiptar, pa Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ne do të kishim këtë liri që po e gëzojmë, zoti e bekoftë Amerikën”, u shpreh ai.
Një qytetar tjetër thotë se kur ke mikun e fort edhe vetë je i fort, duke pretenduar për SHBA-të si miku më i madh i popullit shqiptar.
“Sot e feston shteti yt mik 248 vjetorin e pavarësisë së saj, edhe ne jemi të fortë, kur mikun e kemi të fortë”, tha një qytetar tjetër.
Një qytetar tjetër, tha se ShBA është miku ynë që na ka ndihmuar në çlirimin e vendit.
“Po sigurisht që kemi urim për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është miku ynë që na ka ndihmuar dhe në çlirimin e vendit, unë personalisht jam njëri prej ushtarëve të UÇK-së që kam përfitu direkt ndihma nga Amerika, zoti e bekoftë Amerikën”, tha ai.
Ndryshe, 4 korriku përfaqëson pavarësinë dhe patriotizmin amerikan. Ai nderon idetë e lirisë, demokracisë dhe kërkimit të lumturisë mbi të cilat u krijua vendi. Shtëpia e Bardhë priti festimet e saj inauguruese të 4 korrikut në 1801. Që atëherë, ajo ka qenë një ngjarje vjetore./Arbresh.info/
Kryeministri rumun pranon se Kosova luajti mirë, por thotë s...
Zëdhënësja e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut: Mbledhja e pë...
Ahmeti, Qeverisë së Kosovës: Mos heshtë për shqiptarët në RM...
Të paktën 11 të vrarë, 89 të plagosur nga sulmi rus në Ukrai...
4.9 milionë vizitorë në zonat e mbrojtura në Shqipëri, Kumba...
Fshehën kokainën në lëkurë të kafshëve, të dyshuarit dalin s...