Policia e Kosovës me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Gjilan ka realizuar kontroll në shtëpinë e të dyshuarit B.B., 40-vjeçar, nën dyshimin se posedon armë pa leje.
Në njoftim thuhet se gjatë kontrollit është gjetur dhe konfiskuar një armë revole e markës ‘Ekol specila’ e kalibrit 9 mm dhe një karikator të cilat do të përdorën si provë materiale në gjykatë.
“Nga Prokurori i Shtetit rasti është cilësuar ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’, rast i cili do të procedohet në prokurorinë themelore në procedurë të rregullt gjyqësore”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...
Policia kërkon ndihmë në gjetjen e një gruaje të dyshuar për...
Çitaku: PDK do ta padisë për shpifje deputeten e VV-së
Goditet nga vetura një grua në Prizren, dërgohet në gjendje ...