Ismail Kadare, gjeniu i letrave, pak para se të vdiste dha një intervistë të fundit.
Përballë kishte gazetarin e Top Channel, Robert Rakipllarin, me të cilin foli edhe rreth Kosovës.
Kadare gjatë kësaj interviste pati deklaruar se Kosova po shkon në rrugë të duhur aty ku duhet, shkruan Klankosova.tv.
“Kosova duket se ecën mirë, po shkon larg, aty ku duhet”, kishte thënë ai.
Kolosi i letërsisë shqipe, për Shqipërinë kishte theksuar se po e gjen vendin e saj, dhe është në një periudhe qartësie.
“Shqipëria është në një periudhë të qartësimit të saj, në një periudhë që provon të zë vendin e saj”.
Ismail Kadare vdiq më 1 korrik, në moshën 88-vjeçare, ndërsa u varros më 3 korrik nga familja e tij, derisa me homazhe e nderuan personalitete nga gjithë shqiptaria, transmeton Klankosova.tv
Kurti: Nga 1 janari do të kemi pikëkalime të përbashkëta kuf...
Mickoski: Bashkëpunimi ekonomik do të jetë mbi gjysmë miliar...
Takimi ndërqeveritar, Kurti: Partnerë të lidhur jo veç prej ...
Amorimi sot mban seancën e parë stërvitore me Unitedin
Vendimi i Biden për raketat/ Kremlini: SHBA po i hedh benzin...
Rama prezanton bonusin e pensionistëve, pas protestës së opo...