Yjet më të mëdhenj të futbollit janë aktualisht në Euro 2024 në Gjermani dhe gjatë fazës së grupeve të Kampionatit Evropian, kemi qenë dëshmitarë të tentativave të shumta të tifozëve për të nxituar në fushë për të bërë foto me idhujt e tyre.
Mirëpo, ka edhe nga ata që legalisht kanë arritur të qëndrojnë pranë yjeve të mëdhenj të futbollit dhe sigurisht këta janë fëmijë që dalin në fushë së bashku me futbollistët para fillimit të lojës.
UEFA, në pushimin mes përfundimit të fazës së grupeve dhe fillimit të fazës së 1/8-tës, ka publikuar një përmbledhje interesante fotosh nga ndeshjet ku tregohet kënaqësia e fëmijëve që patën mundësinë të shohin nga afër yjet më të mëdhenj të futbollit botëror.
“Kujtime që do të zgjasin një jetë”, ka shkruar UEFA në faqen zyrtare dhe është e sigurt që fëmijët në ato foto mund të pajtohen plotësisht me këtë deklaratë.
Sigurisht, në shumicën e rasteve fëmijët kënaqeshin nga takimet me yje si Cristiano Ronaldo, Kylian Mbappe, Luka Modric dhe Jude Bellingham, dhe shprehjet e tyre të fytyrës ishin vërtet të paçmueshme.
Fat i pastër, do të thoshte dikush. /Telegrafi/
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...