Arrestohet ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, në pranga dhe dy persona të tjerë

09:24 | 4 Korrik 2024
L G

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj dhe dy persona të tjerë janë arrestuar mëngjesin e kësaj të enjteje.

Sipas informacioneve paraprake bëhet fjale për abuzime me donacionet e huaja. Çështja ka lidhje me fondet e drejtorisë SASPAC.

Lidhur me këtë dosje pak muaj më parë u zhvilluan disa kontrolle në disa biznese.

Beqaj doli në komunikime me vartës të tij në kohën kur drejtonte zyrën e SASPAC.

Ish-ministri socialist i shëndetësisë, Ilir Beqaj, ishte prej shumë muajsh me statusin e personit nën hetim dhe paraqitej çdo të premte në SPAK./Euronews/

 

Të ngjashme