Orët e paradites do të dominohen nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta në të gjithë territorin e Shqipërisë, ku në skajin juglindor do të gjenerojnë reshje të pakta shiu.
Parashikohet që pasditja të sjellë grumbullim të vranësirave në zonat veriore dhe përgjatë shtrirjes lindore duke gjeneruar shira, ku herë pas here do të jenë rrebeshe.
Ndërkohë, zonat jugore do të mbeten me kthjellime dhe vranësira të lehta.
Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë konstante në vlerat e mëngjesit, por mesdita do të sjellë rritje të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 12°C vlera më e ulët në Pukë deri në 33°C vlera më e lartë që do të shënohet në qarkun e Gjirokastrës.
Era do të fryjë mesatare dhe herë pas here e fortë me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi verior duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë./abcnews.al
Rama ndan pamjet: Punimet në urën mbi lumin e Tiranës janë r...
Sot mbahet protestë solidarizuese me punëtoret teknike të Ku...
Ngjarjet e paralajmëruara për sot
Shpërthim me tritol në Shkodër
E pyesin se kur do të pensionohet nga boksi – Joshua impresi...
Von der Leyen premton 10 miliardë euro në ndihmë të rajoneve...