Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka marrë pjesë sot në lansimin e projektit të digjitalizimit në Agjencinë e Veterinës dhe Ushqimit, projekt i cili është mbështetur nga Zyra e Bashkimit Evropian.
Me këtë rast, Peci ka theksuar se lansimi i këtij projekti shënon një avancim të çmuar kur bëhet fjalë për modernizim e shumë aspekteve, të cilat kanë të bëjnë me trajtimin e dokumentacionit e mbi të gjitha vlerësoi se digjitalizimi i avancuar rritë sigurinë ushqimore, e mbi të gjitha e bënë akoma më shumë transparente punën e AUV-së.
Ndër tjerash, ai tha se ky sistem do të lehtësojë punën edhe në fushën e subvencioneve dhe granteve që Qeveria e Kosovës jep për fermerët, prodhuesit dhe përpunuesit.
“Në të kaluarën ndaj kësaj kategorie të rëndësishme të ekonomisë sonë, ishin krijuar panevojshëm barriera gati të patejkalueshme burokratike. Pikërisht për këtë, ndër objektivat tona si MBPZhR është eliminimi i burokracive dhe lehtësimi i punës me dokumentacionin. Operatorët e Biznesit në kuadër të sektorit të ushqimit, tani kanë mundësinë e lehtë të kenë qasje në dosjet digjitale. Çdo inspektim është i gjurmueshëm dhe mbetet pjesë e dosjes digjitale. Gjithashtu mundësohet menaxhim adekuat me matrikulat”, tha ai.
Ky projekt, ai ka vlerësuar se krahas tjerash paraqet hapin më të rëndësishëm në reformën që kanë ndërmarrë, si dhe përafron edhe me tej politikat dhe legjislacionin kombëtar me kërkesat e acquis të BE-së.
“Falë miqve tanë nga Zyra e BE-së, tani sistemet digjitale në dispozicion të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës, trajtojnë dhe procedojnë vëllime të mëdha të dhënash për të identifikuar tendencat dhe modelet në prodhimin, importin, eksportin, shpërndarjen dhe trajtimin e ushqimit”, shtoi ministri.
Në anën tjetër, Drejtori Ekzekutiv i AUV-së Bekim Hoxha tha se ky mekanizëm do ta vendos AUV-në në nivelin e autoriteteve evropiane për llogaridhënie, transparencë dhe shërbime kontrolli lehtë të qasshme dhe të mbikëqyrura.
Përfaqësuesi nga Zyra e BE në Kosovë, Olivier Boudart theksoi se Sistemi i Kontrollit dhe Gjurmueshmërisë së Ushqimit, i zhvilluar me ndihmën financiare të BE-së është një moment i ri historik në punën e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës.
Ndryshe, projekti i digjitalizimit në AUV, i mbështetur nga Zyra e BE-së arrin vlerën prej 1,95 milion euro./Arbresh.info/
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...