Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, mori pjesë në ceremoninë shtetërore të lamtumirës dhe bëri homazhe në nderim të jetës dhe veprës së shkrimtarit të shquar shqiptar, Ismail Kadare, që u mbajtën sot në Tiranë.
Kryetari i Kuvendit theksoi se dhimbja për ikjen e Ismail Kadaresë është shumë e madhe, por shtoi se ai do të jetë mes nesh i paharruar, me krijimtarinë e tij që do të mbetet e pavdekshme në letërsinë botërore.
Kreu i Kuvendit vlerësoi se me veprën e tij Kadare zgjeroi gjuhën, mprehu perceptimet dhe stërholloi ndijimet, ndezi imagjinatën e formësoi përfytyrime për të gjithë popullin tonë, përderisa figurat, frazat, vargjet dhe personazhet e tij janë tashmë referenca kolektive të mendimit dhe shqisave tona artistike si komb.
“Ismail Kadare i dha aq shumë kombit shqiptar, e për këtë të gjithë do të jemi gjithnjë mirënjohës, ndërsa përmes tij populli shqiptar i dha botës një gjeni të letërsisë, e për këtë do të jemi gjithnjë krenarë, ne dhe brezat që do të vijnë”, theksoi kryetari Konjufca./Arbresh.info
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...