Duka për Sylvinhon: Sigurisht ne duam të hedhim sa më shpejt firmën në kontratë dhe të vazhdojmë të punojmë së bashku

14:40 | 3 Korrik 2024
D.H

Dilema më e madhe këto ditë në futbollin mbarëshqiptar është se nëse Sylvinho do të vazhdojë apo jo të jetë trajner i kombëtares së Shqipërisë.

Në një intervistë për Telegrafin presidenti i Federatës së Shqipërisë Armand Duka ka treguar rreth kësaj teme, shkruan Arbresh.info.

Duka tha se kontrata e re iu ka ofruar që nga janari i këtij viti.

“Sylvinho i ka mbaruar kontrata pas Evropianit. Ne i kemi propozuar në fakt rinovimin që në muajin janar. Për momentin trajneri është me pushime dhe javës që vjen do të takohemi për të diskutuar për këtë temë dhe për të vazhduar punën. Sigurisht ne duam të hedhim sa më shpejt firmën në kontratë dhe të vazhdojmë të punojmë së bashku. Unë mendoj se Sylvinho ka punuar mirë, nën drejtimin e tij Shqipëria u kualifikua për në Euro 2024 pas një edicioni kualifikues shumë të mirë, ku bëri paraqitje shumë të mira në të gjitha ndeshjet dhe arriti të renditej në vendin e parë të grupit si kurrë më parë. Trajneri ka krijuar atmosferë pozitive në skuadër në një kohë shumë të shkurtër dhe rezultatet flasin shumë për punën e bërë”, tha Duka në një intervistë për Telegrafin.

Kujtojmë se Sylvinho është pjesë e kombëtares së Shqipërisë që nga muaji janar i vitit 2023./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme