Osmani bën homazhe në nderim të kolosit, Ismail Kadare

12:47 | 3 Korrik 2024
E.K

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka bërë homazhe në nderim të jetës dhe veprimtarisë artistike, të kolosit dhe gjeniut të letrave shqipe, Ismail Kadare.

Osmani ka marrë pjesë në ceremoninë e homazheve që po zhvillohet në Teatrin Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor në Tiranë.

Ajo ka qenë e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, Prindon Sadriu.

Kadare vdiq në moshën 88 vjeçare të hënën në Qendrën Spitalore Universitare “Nëna Terezë” në Tiranë pas një sulmi në zemër./Arbresh.info

Të ngjashme