E ardhmja e portierit kosovar Arijanet Muric vazhdon të jetë e paqartë nëse do të mbetet te Burnley që ka pak gjasa, apo do të largohet.
Daily Mail raporton se portieri i Burnley, Arijanet Muric mund të largohet këtë verë.
Pretendohet se “disa” klube në Ligën Premier kanë treguar interes të fortë për 24-vjeçarin, ndërsa ka edhe klube nga jashtë që mbajnë një sy në situatën e tij.
The Mail raporton gjithashtu se Muric e ka bërë të qartë se do të dëshironte të largohej, kështu që ka një pritje që ai të lëvizë në këtë dritare.
Pavarësisht dy gabimeve të profilit të lartë në ndeshjet e njëpasnjëshme kundër Evertonit dhe Brighton, kosovari bëri përshtypje pasi më në fund mori shansin e tij duke shkëlqyer me pritjet e tij.
Muric gjithashtu përfundoi sezonin 2022/23 si portieri i sezonit në Championship pasi ndihmoi Burnleyn të fitonin titullin nën drejtimin e Vincent Kompany.
Tabloidi anglez nuk ka bërë publik emrat që kanë shprehur interesim për reprezentuesin kosovar, megjithatë javë më parë u raportuar se Celtic dhe Wolves janë dy skuadrat që e duan portierin dardan.
Urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të P...
Më 3 dhjetor mbahet ankandi i letrave me vlerë për vitin 202...
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...
Ankandi i pesëmbëdhjetë për vitin 2024 do të mbahet më 3 dhj...
Vetura përplas për vdekje një 80-vjeçar në Malësi të Madhe
Shifrat e INSTAT: Mbi 761 mijë turistë të huaj në tetor