Arda Guler shënoi një rekord të pabesueshëm të mbajtur vetëm nga Wayne Rooney dhe Cristiano Ronaldo pasi Turqia arriti në çerekfinale të Euro 2024.
Kishte shpresa të mëdha për ndeshjen e fundit të fazës së 1/8-tës së Euro 2024, me Austrinë dhe Turqinë që u takuan në Leipzig.
Tifozët sigurisht që nuk mbetën të zhgënjyer pasi panë një ndeshje me intensitet të lartë plot momente emocionuese dhe dramë pasi Turqia rezultoi fituese 2-1.
Merih Demiral ishte heroi i madh i turqve, duke shënuar dy herë nga ndërprerjet, ndërsa Michael Gregoritsch ktheu në lojë Austrinë në mes të pjesës së dytë, por Turqia u mbrojt heroikisht për të ruajtur epërsinë e saj.
Skuadra e Ralf Rangnick dukej e sigurt se do të barazonte në minutën e pestë të kohës shtesë, por Mert Gunok e ndaloi goditjen me kokë të Christoph Baumgartner nga afërsia me një pritje të jashtëzakonshme.
Ndërsa Demiral mori lavdërimet për përfundimet e tij instinktive, talenti i mrekullueshëm turk Arda Guler gjithashtu duhet të marrë merita të mëdha.
Ylli 19-vjeçar i Real Madridit krijoi të dy golat e skuadrës së tij me goditje nga këndi të shkëlqyera që Austria thjesht nuk mund t’i përballonte.
I dyti ishte një asistim i drejtpërdrejt për Demiral, asistimi i parë i Gulerit në Kampionatin Evropian.
Përveç dyfishimit të avantazhit të Turqisë, ai moment magjik krijoi edhe historinë e Evropianeve. Guler u bë vetëm adoleshenti i tretë që shënon dhe asiston në të njëjtin edicion të një kampionati evropian, pas Rooneyt dhe Ronaldos.
19-vjeçari shënoi një gol mahnitës në humbjen 3-1 të Turqisë në ndeshjen hapëse ndaj Gjeorgjisë.
Ish-yjet e Manchester Unitedit të dy e arritën këtë sukses gjatë Euro 2004, 20 vjet më parë. /Telegrafi/
Anisa dhe Driloni bisedojnë për dashurinë
Sindikalistët e shëndetësisë njofton për protestën e radhës ...
Dy shqiptarë të nominuar për çmimet vjetore të FIFA-s
Rumania fillon rinumërimin e votave pas akuzave për shkelje ...
Bebushja Luna Mari Ejlli rrëmben vëmendjen me veshje kombëta...
Hovenier: Falënderues për ushtarët amerikanë që shërbejnë në...