Në ndër të kolosit të letrave shqipe, Ismail Kadaresë, mbahen sot homazhet në Teatrin Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor.
Ceremonia e nderimeve për shkrimtarin e madh organizohet me protokoll shtetëror nën kujdesin e Kryeministrisë.
Nga ora 09:00-12:30 do të mbahen homazhet dhe më pas kortezhi do të niset drejt varrezave të Tufinës.
Ismail Kadare u nda nga jeta në moshën 88-vjeçare më 1 Korrik 2024 pas një arresti kardiak.
Këshilli i Ministrave e shpalli ditë zie kombëtare 2 dhe 3 Korrikun. Në nder të Kadaresë edhe Kosova mban zi pasi dita e sotme është shpallur zi shtetërore./tvklan.al
LEXO EDHE:
Fushata zgjedhore/ Trump rikthehet në vendin ku iu bë atenta...
Moment emocionues/ Kroos i pranishëm në “Santiago Bernabeu”,...
Shtatë persona u lënduan nga një aksident në rrugën Mitrovic...
Real Madrid rikthehet tek fitorja mposht Villarealin
Ti mendon se e di si të shohin të tjerët, por a është vërtet...
Mënyra se si qëndroni u zbulon njerëzve se çfarë vërtet mend...