Sot homazhet për Ismail Kadarenë, kolosi i letërsisë shqipe do nderohet me ceremoni shtetërore

07:36 | 3 Korrik 2024
K.B

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar detaje lidhur me ceremoninë shtetërore për nderimin dhe përcjelljen e fundit të kolosit të letrave shqipe, Ismail Kadare, përmes një postimi në rrjetin social Instagram.

Ceremonia Shtetërore për Nderimet dhe përcjelljen e fundit të personalitetit të shquar të letrave shqipe, Ismail Kadare.

09:00 – Homazhet publike në Teatrin Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit
Popullor

11:30 – Ceremonia shtetërore e Lamtumirës

12:30 – Nisja e kortezhit në drejtim të varrezave të Tufinës

Këshilli i Ministrave miratoi dy ditë zie në nder të shkrimtarit Ismail Kadare, i cili mbylli sytë përgjithmonë në moshën 88-vjeçare./tch

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme