Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka njoftuar se ka larguar anëtaren e Panelit për Lirim me Kusht, Argjira Asllani, e cila ishte pjesë e vendimit për lirim me kusht të Luz Allakajt, një i dënuar për vrasje në Marmull të Gjakovës rreth 10 vjet më parë.
Allakaj, i cili ishte dëshmitar në rastin e ish-aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Deharit, kishte marrë një lehtësim të dënimit për tre vjet e gjysmë nga ish-presidenti Hashim Thaçi në vitin 2020, një veprim që atëherë ishte kritikuar ashpër nga Vetëvendosja.
“Zonja Argjira Asllani nuk është më zyrtare e Ministrisë së Drejtësisë, nga 1 maji i këtij viti. Pesë ditë pasi mua më ka ardhur raporti nga Paneli për Lirim me Kusht. Kur e kam parë emrin e Luz Allakajt kam vlerësuar që duhet ndryshuar vendimin për emërimin e saj. Gjegjësisht, ajo nuk është më anëtare as e Panelit për Lirim me Kusht e as zyrtare e MD-së,” thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë./Dukagjini/
Handikos në Gjilan proteston për personat me aftësi të kufiz...
Shoqata e të Burgosurve Politikë mban orë përkujtimore për A...
75 vjet NATO: Nga një “mburojë” në Luftën e Ftoh...
Moti në Shqipëri me diell , temperaturat deri në 39 °C
E pranon Capital T: Adrola Dushi është vajza më e bukur shqi...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju