Google ADS

Doggett deputeti i parë demokrat që i kërkon Bidenit të tërhiqet nga gara

23:27 | 2 Korrik 2024
E.G

Një ligjvënës demokrat u bë i pari që i bëri thirrje zyrtare presidentit, Joe Biden të tërhiqet nga gara për Shtëpinë e Bardhë, duke përmendur ndër të tjera performancën e tij katastrofike në një debat, të enjten kundër Donald Trump.

“Unë shpresoj se ai do të marrë vendimin e vështirë dhe të dhimbshëm për të dhënë dorëheqjen, i bëj thirrje me respekt që ta bëjë këtë”, shkroi deputeti i Teksasit, Lloyd Doggett në një deklaratë për mediat amerikane të martën.

“Presidenti Biden e shpëtoi demokracinë tonë duke na çliruar nga Trump në 2020. Ai nuk duhet të na dorëzojë te Trump në 2024”, shtoi Dogget.

/ rtsh.al /

Të ngjashme