Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim Jashari, së bashku me zëvendëskomandantin e FSK-së, gjeneral major Enver Cikaqi pritën sot në takim miqësor ish komandantin e KFOR-it, gjeneralin Erhard Buhler.
Sipas njoftimit, gjatë takimit me gjeneralin në pension Erhard Buhler biseduan për të arriturat e Kosovës, e në veçanti për të arriturat e FSK-së, shkruan Arbresh.info.
Me këtë rast gjenerali Buhler theksoi se FSK me zhvillimet dhe ngritjen e kapaciteteve profesionale po ec sigurt drejt integrimeve Euro Atlantike .
Ndërsa gjeneral Jashari e falënderoi për mbështetjen e deritanishme, dhe me këtë rast të dy gjeneralët u zotuan për bashkëpunimin të mëtutjeshëm ndërmjet dy shteteve./Arbresh.info/
Tërmet i fortë në Greqi, i dyti gjatë 24 orëve
Marine Le Pen paralajmëron se e djathta ekstreme franceze do...
Kurti: Nuk ka asgjë që do t’i kontribuonte më shumë paqes se...
Fundi i një epoke, yjet e futbollit që nuk do ti shohim më n...
Nora Istrefi në superformë, ndan imazhe të nxehta nga plazhi
Një top tjetër do të përdoret në gjysmëfinalet dhe finalen e...