Google ADS

Holanda bind ndaj Rumanisë dhe kualifikohet në çerekfinale

19:54 | 2 Korrik 2024
D.H

Holanda ka arritur të shënoj fitore me rezultat 3-0 ndaj Rumanisë në kuadër të rrethit të 1/8 së finales në Euro 2024.

Goli i parë erdhi në minutën e 20-të kur Gakpo realizoi për epërsinë fillestare, shkruan Arbresh.info.

Pjesa e parë përfundoi me këtë rezultat.

Ndërsa në minutën e 63-të, Gakpo realizoi sërish por kësaj radhe goli u anulua për pozitë jashtë loje.

Gapko ishte protagonist edhe në golin e dytë të Holandës kur asistoi për Malen në minutën e 83-të për të dyfishuar epërsinë

Ndërsa po i njëjti futbollist Malen shënoi edhe golin e tretë për epilogun final 3-0, në minutën e katërt shtesë.

‘Tulipanët’ në çerekfinale do të luajnë me fituesin e ndeshjes së Austrisë ndaj Turqisë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme