Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka shkruar telegram lidhur me ditën ndërkombëtarëve të gazearëve sporitsë.
“Të dashur gazetarë sportivë,
Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Gazetarëve Sportivë, dua të shpreh urimet më të ngrohta në emrin tim, të Komitetit Ekzekutiv të FFK-së, dhe të gjithë komunitetit të futbollit në Kosovë.
Me këtë rast të veçantë, përgëzoj Shoqatën e Gazetarëve Sportivë të Kosovës dhe të gjithë gazetarët sportivë të të gjitha brezave, të cilët kanë kontribuar në promovimin dhe sensibilizimin e çështjes së futbollit, veçanërisht në periudhat kur ende nuk ishim të pranuar në UEFA dhe FIFA, por edhe tani e në vazhdimësi.
Gazetaria sportive ka luajtur një rol të rëndësishëm në mbështetjen dhe promovimin e punës së FFK-së dhe sukseseve të Kombëtares dhe klubeve tona në arenën ndërkombëtare. FFK-ja ka qenë gjithmonë e angazhuar në lehtësimin e punës tuaj, duke ju ofruar mbështetjen e nevojshme për raportimin e zhvillimeve të futbollit në vend dhe do të vazhdojë të qëndrojë afër jush edhe në të ardhmen.
Si federata më e madhe sportive në Kosovë, FFK ju inkurajon që të vazhdoni punën tuaj me profesionalizëm dhe të kontribuoni në zhvillimin e mëtejshëm të futbollit në vendin tonë.
Me raportimet tuaja të sakta dhe të paanshme, ndihmoni në eliminimin e çdo pengese dhe në përmbushjen e synimeve tona të përbashkëta për ngritjen e futbollit në një nivel më të lartë.
Edhe një herë, përgëzimet e mia më të sinqerta për këtë ditë të veçantë. Shpresoj që bashkëpunimi ynë të vazhdojë të jetë i frytshëm dhe ju të keni mundësinë të raportoni për sa më shumë suksese të Kombëtares sonë dhe klubeve tona.
Urime e punë të mbarë!
Me respekt,
Agim Ademi, president i FFK-së”, shkruhet në telegramin e FFK-së.
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag