Google ADS

Një muaj paraburgim për gruan nga Podujeva që dyshohet se e ka vrarë foshnjën

15:47 | 2 Korrik 2024
E.H

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit kundër të pandehurës Gj.L për veprën penale “Vrasje e foshnjës gjatë lindjes” në Podujevë.

“Gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehures GJ.L dhe të njëjtës i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Gjykata vlerësoj se caktimin e masës së paraburgimit e arsyeton fakti se nëse e pandehura gjendet në liri, ekzistojnë rrethana që tregojnë rrezikun se do të pengoj rrjedhën e procedurës penale, duke ndikuar tek dëshmitarët në këtë procedurë penale.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme