Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë kundër dy personave për veprën penale “Vjedhje e rëndë dhe “Blerje, pranim ose fshehje e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”.
Në njoftim thuhet se i pandehuri Sh.Xh., ia ka shitur profilet e dritareve të vjedhura nga i dëmtuari N.K., tek i pandehuri V.D., përcjell Arbresh.info
Në këtë rast, të dëmtuarit i janë shkaktuar dëme materiale në vlerë 20 mijë euro.
“Sipas aktakuzës ndër tjera cekët se i pandehuri i parë Sh.Xh., me dt.07.06.2024, në Gjakovë, saktësisht në objektin në afërsi të ngrohtores së qytetit, me qëllim të përvetësimit në mënyrë të kundërligjshme të pasurisë së huaj për vete, ia merre pasurinë e luajtshme të dëmtuarit N.K., në atë mënyrë natën kritike shkon në vendin e lartcekur dhe merr 40 (dyzetë) profile te dritareve të reja të pa montuara të cilat i dëmtuari i kishte blerë atë ditë në vlerë prej 20,000.00 € (njëzet mijë euro), e më pasë largohet nga vendi i ngjarjes dhe të njëjtat i shet tek i pandehuri V.D., me ç’ rast të dëmtuarit i shkaktojnë dëm material në vlerë 20,000.00 € (njëzet mijë euro)”, thuhet në njoftim.
“Po ashtu në pikën e dytë të dispozitivit të aktakuzës ndër tjera cekët se i pandehuri i dytë V.D., me datë 07.06.2024, në Gjakovë, konkretisht në hekurishten e tij, blen nga i pandehuri profilet e dritareve të aluminit, për te cilat ka mundur ta dije se janë të vjedhura, në shumen e të hollave prej 120 euro, shumë kjo dukshëm jo proporcionale në treg e për të cilin fakt dhe këto rrethana e nga çmimi i ulet i blerjes, i pandehuri, ka mundur të dije se janë përfituar me kryerjen e veprës penale të vjedhjes, me ç’ rast përfiton materialisht për vete dhe duke e fshehur sendin njëkohësisht i shkakton dëm material të dëmtuarit N.K. Me këto veprime i njëjti ka kryer veprën penale “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale” nga neni 333 par.3 lidhur me par 2 të KPRK-së”, thuhet në njoftimin e gjykatës.
Prokurori i çështjes, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurit të shpallën fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cilat iu vihen në barrë./Arbresh.info
Policia kërkon ndihmë në lokalizimin e një gruaje në Pejë, d...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...
Policia kërkon ndihmë në gjetjen e një gruaje të dyshuar për...
Çitaku: PDK do ta padisë për shpifje deputeten e VV-së