Përfaqësuesja U-20 e Kosovës në konkurrencën e meshkujve ka hyrë në fazën finale të përgatitjeve për FIBA U-20 Kampionatin Evropian, Divizioni B, i cili do të mbahet nga 12 deri më 21 korrik në Pitesti të Rumanisë.
E gjithë faza përgatitore është zhvilluar në Prishtinë dhe është përcjellur me atmosferë fantastike brenda lojtarëve dhe stafit të trajnerëve. Paraprakisht gjatë vitit janë mbajtur grumbullime seleksionuese duke ju dhënë mundësia që të gjithë basketbollistet të tregojnë kapacitetin e tyre, përcjell Arbresh.info.
“Dardanët” e rinj, të udhëhequr nga trajneri Dritëro Sefaja dhe stafi i tij, janë duke u përgatitur maksimalisht për paraqitjen e tyre në Kampionat. Përfaqësuesja U-20 ka synime të larta dhe është duke punuar intensivisht për të arritur një performancë të shkëlqyer dhe për të përfaqësuar Kosovën në formën më të mirë të mundshme.
Kosova gjendet në grupin C, së bashku me Suedinë, Hungarinë, Armeninë, Ukrainën dhe Moldavinë. Ndeshjet pritet të jenë të forta, duke pasur parasysh kundërshtarët me të cilët do të zhvillojmë ndeshjet në grupe, pasi të gjitha do të konkurrojnë fuqishëm për të siguruar sukses në Kampionat.
FIBA U-20 Kampionati Evropian, Divizioni B, ofron një mundësi të shkëlqyer për të rinjtë “Dardanë” që të fitojnë përvojë ndërkombëtare dhe të zhvillohen më tej si lojtarë profesionistë./Arbresh.info/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...