Franca siguroi kualifikimin në Euro 2024 pas fitores minimale ndaj Belgjikës.
Pas ndeshjes trajneri Didier Deschamps lavdëroi skuadrën e tij për lojën që e bën at por ai pati një peng, shkruan Arbresh.info.
“Zhvilluam një ndeshje të nivelit të lartë, në 90-minuta ne krijuam më shumë se Belgjika. Pengu i vetëm është që nuk po konkretizojmë në gol rastet e krijuara, shumë topa përfunduan në tribunë”, tha fillimisht trajneri francez.
Ai më tej tha se niveli i këtij Evropiani është shumë i lartë.
“Por, kualifikimi në çerekfinale është i rëndësishëm për ne, edhe pse tashmë jemi mësuar me të tilla arritje. Mbi Francën ka gjithmonë shumë pritshmëri, por niveli në këtë Evropian është shumë i lartë”, shtoi Deschamps.
Tutje foli edhe për sulmuesit e Francës ku thuri lavde për punën e tyre.
“Kolo Muani edhe në të kaluarën ka bërë gjëra të rëndësishme dhe unë e vlerësoj shumë. Ka shumë kualitet. Thuram mund të bëjë më mirë, te Inter është rritur shumë, por vazhdon të jetë pak i ndrojtur”.
“Është një pikë referimi për ne në majën e sulmit, kuptohet mirë me Mbappe, por sigurisht që mund të përmirësohet edhe më shumë në këtë aspekt”, u shpreh Deschamps.
Franca në çerekfinale do të ketë punë me Portugalinë e Cristiano Ronaldos që triumfoi pas penalltive ndaj Sllovenisë./Arbresh.info/
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Mot i keq e erëra të forta, komuna e Prishtinës apelon qytet...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?