Policia Rajonale e Ferizajt në kuadër të planit operativ “Sezona e verës 2024’’, ka shtuar prezencën e saj në ambiente të hapura, në sheshe, në afërsi të lokaleve të ndryshme ku mbahen organizime festive, për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike.
Në njoftim thuhet se policia në Ferizaj ka filluar shpërndarjen e disa fletëpalosjeve dhe posterëve me moton “Festo me zemër, jo me armë” me disa porosi, përcjell Arbresh.info.
“Ndërsa, apelojmë tek qytetarët që të bëjnë kujdes për sigurinë e tyre dhe të tjerëve, me theks të veçantë që:
-Përdorimi i armëve në festa dhe gëzime mund të shëndërrohet në tragjedi,
-Është e ndaluar dhe sanksionohet me ligj gjuajtja me armë zjarri, përveç në vendet e caktuara dhe të licencuara për gjuajtje ( poligonet e gjuajtjes ).
-Përdorimi i armës gjatë festave përbën vepër penale të ‘’Shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm’’, ‘’ Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’, si dhe ‘’Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm’’”, thuhet në njoftim.
Policia bënë të ditur se për këto vepra penale parashihet dënim me gjobë 10.000 euro, apo dënim me burg 1 deri 8 vite.
Gjithashtu, policia ka ftuar qytetarët për bashkëpunim./Arbresh.info
Gjendet pa shenja jete një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se u...
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Polon...
Gjimshiti triumfon ndaj Ismajlit, Atalanta rikthehet në krye...
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë...
Llapi ndahet me stafin e trajnerëve
Kurti: Pasaporta e Kosovës në top 10 pasaportat e botës që k...