Ferizaj transferon lojtarin Redon Syla

13:13 | 2 Korrik 2024
D.H

Ferizaj ka vazhduar konsolidimin e skuadrës për sezonin e ri në Superligën e Kosovës në futboll.

‘Ujqit’ kanë transferuar në skuadër lojtarin Redon Syla, shkruan Arbresh.info.

Lajmin e ka bërë të ditur skuadra e Ferizajit përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Anësori do të rikthehet te ish-skuadra e tij pas një aventure tek skuadra e Dukagjinit dhe Malishevës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme