Haradinaj: Deklarata e 2 korrikut i dërgoi botës mesazhin e përcaktimit të shqiptarëve të Kosovës për liri e pavarësi

12:29 | 2 Korrik 2024
E.H

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kujtuar deklaratën Kushtetuese e 2 korrikut 1990.

Me anë të një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se deklarata Kushtetuese i dërgoi botës mesazhin e përcaktimit të shqiptarëve të Kosovës për liri e pavarësi, përcjell Arbresh.info.

“Deklarata Kushtetuese e 2 korrikut të vitit 1990 i dërgoi botës mesazhin e përcaktimit të shqiptarëve të Kosovës për liri e pavarësi. Në kohën e pushtimit të egër, ishin “Delegatët e Pavarësisë”, që legjitimuan vullnetin e popullit të Kosovës për pavarësi”, ka shkruar Haradinaj.

Sipas kreut të AAK-së, deklarata e 2 korrikut 1990, ishte një gur në themelet e lirisë, e cila u jetësua disa vite më pas nga Ushtria Çlirimtare të Kosovës dhe aleatët perëndimorë të prirë nga Amerika.

“Mirënjohës e falënderues për kontributin atdhetar në të gjitha periudhat historike”, shtoi ai./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme