Lulzim Lajçi për vdekjen e Ismail Kadaresë: Nuk është vetëm humbje e madhe për letërsinë shqipe por edhe botërore

10:36 | 2 Korrik 2024
R J

Ushtruesi i detyrës të drejtorit të Institutit Albanologjik, Lulzim Lajçi u ka shprehur ngushëllime familjarëve të shkrimtarit Ismail Kadare.

Në mbledhjen komemorative, Lajçi tha se me vdekjen e Kadaresë nuk ka humbur vetëm letëria shqipe por edhe ajo botërore, raporton Arbresh.info.

“Nuk është vetëm humbje e madhe për letërsin shqipe por edhe botërore. Ai fitoi famë ndërkombëtare kur romani ‘Gjenerali i ushtrisë së vdekur’ u përkthye në frengjisht. Kadare është krahasuar edhe me Kafkën.

Kadare hyri në 100 librat e gazetës Demon. Ishte romancieri më i njohur ballkanik dhe librat e tij u përkthyen në 45 gjuhë të botës.

Ai mori çmime të shumta ndërkombëtare.

Kadare është nderuar edhe nga presidenti francez Macron me cmimin “oficer i madh i nderit”, deklaroi Lajçi.

Ai përmendi edhe nominimet e Kadaresë për çmimet të ndryshme, vecanarisht për çmimin Nobel.

Ndryshe, shkrimtari më i njohur shqiptar, Ismail Kadare ka ndërruar jetë të hënën në mëngjes në moshën 88 vjecare në spitalin e Tiranës./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme