Google ADS

IHMK paralajmëron stuhi: Shmangni daljet

09:18 | 2 Korrik 2024
K.B

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar ndryshime të mëdha në troposferë, vranësira konvektive të fuqishme do të përfshijnë territorin tonë, duke krijuar vështirësi .

“Këshillohet që gjatë këtyre kushteve të rënda meteorologjike të mos krijojmë kaos , sidomos në komunikacion, të ju shmangim shëtitjeve ose punëve të natyrës së ndryshme në pyje, sepse ky mot parashihet të shoqërohet me stuhi, rrufe e në vende të kufizuara do të ketë kushte edhe për reshje. breshëri dhe erëra të fuqishme”, thuhet në njoftimin për media.

IHMK apelon edhe tek barinjtë të cilët i ruajnë delet në vise të larta.

Komunikata e plotë pa ndërhyrje:

Ashtu siç ju kemi linformuar në parashikimin javor se dita e martë do të ketë reshje, po ju kujtojmë sërish se sot gjatë ditës parashihen ndryshime të mëdha në troposferë. Vranësira konvektive të fuqishme do të përfshijnë territorin tonë, duke krijuar veshtirësi .

Këshillohet që gjatë këtyre kushteve të rënda meteorologjike të mos krijojmë kaos , sidomos në komunikacion, të ju shmangim shetitjeve ose puneve të natyres së ndryshme në pyje, sepse ky mot parashihet të shoqërohet me stuhi, rrufe e në vende të kufizuara do të ketë kushte edhe pë reshje. breshëri dhe erëra të fuqishme.

Kujdes të kenë barinjët të cilët i ruajnë delet në vise të larta , sepse rrufeja i godet në tufë , për shkak të disa faktorëve specifik, përçueshmërisë së lartë dhe afërsësë së tyre, sepse kur rrufeja godet tokën e gjithë ajo energji përhapet nëpër tokë në një perimeter të gjërë.

 

Ndrsyhe moti sot në vendin tonë pritet të jetë me diell dhe pjesërisht i vranët.

Vranësirat gjatë ditës do të kalojnë në stadin e mesëm dhe të ulët të troposferës duke krijuar mundësi për riga shiu dhe shkarkime rrufesh.

Sipas IHMK-së, në vende të izoluara parashihen reshje breshëri me stuhi.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-27 gradë Celsius, Do të fryjë erë nga drejtimi jugperëndimit me shpejtësi 1-9m./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme