Ministrja e Jashtme takohet sot me kryeparlamentaren sllovene

08:29 | 2 Korrik 2024
R J

Kryeparlamentarja e Sllovenisë, Urska Klakocar Zupancic, po qëndron edhe sot në Kosovë.

Ajo në ora 10:00 do të pritet në takim nga ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

“Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla Schëarz, pret në takim Kryeparlamentaren e Republikës së Sllovenisë, Urška Klakočar Zupančič. (Objekti i MPJD-së)”, njofton MPJD.

Zupancic dje është takuar me kryetarin e kuvendit, Glauk Konjufca, dhe presidenten Osmani.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme