Gjykata e Apelit e ka vërtetuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore të Prizrenit, me të cilin Nazire Abdyli është dënuar me 11 vjet burgim për vrasjen e kunatës Saime Domazeti, në fshatin Kuk të Dragashit në dhjetor të vitit 2022.
Këtë e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi“, mbrojtësi i të akuzuarës Abdyli, avokati Besim Morina.
Themelorja përmes aktgjykimit të 17 majit 2024, e kishte dënuar të akuzuarën me 11 vjet burgim.
Në seancën fillestare të mbajtur më 15 shtator 2023, e akuzuara e kishte pranuar se e kishte goditur tani të ndjerën, kunatën e saj, por e mohoi vrasjen e saj.
Më 13 korrik 2023, Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda ka ngritur aktakuzë ndaj Nazire Abdylit, se më 23 dhjetor 2022, me dashje ka privuar nga jeta anëtaren e familjes-motrën e bashkëshortit me të cilën ka jetuar në ekonomi të përbashkët familjare, e mllefosur për shkak të papastërtisë së viktimës Saime Domazeti, e cila ishte e shtrirë në dhomën e katit të dytë të shtëpisë së të akuzuarës Nazire Abdyli.
Sipas aktakuzës, e akuzuara Abdyli, me një dru të ahut në gjatësi prej 25 cm dhe trashësi 4×2.5 cm, me një pjesë të laminatit, me ngjyrë të bardhë, me gjatësi prej 87 cm dhe trashësi 4×1.2 cm dhe një copë dërrase të llamperisë në gjatësi prej 78 cm dhe trashësi prej 1.2×10 cm, e godet disa herë viktimën në të gjitha pjesët e trupit dhe së fundit në pjesën e majtë të fytyrës duke i shkaktuar gjakderdhje në tru dhe si pasojë e këtij lëndimi më 26 dhjetor 2022, vdes viktima Domazeti.
Për këto veprime, Abdyli akuzohej se ka kryer veprën penale “Vrasja e rëndë” nga neni 173, paragrafi 1, nënparagrafi 1.3 të KRPK-së.
Ndryshe, më 21 janar 2023, “Betimi për Drejtësi” transmetoi emisionin “Vrasja në duart e shtetit” e Saime Domazetit”, e cila u gjet pa shenja jete më 27 dhjetor 2022 në fshatin Kuk të Dragashit, ku tregohet se si shteti kishte dështuar të mbronte Domazein edhe pse institucionet përkatëse ishin njoftuar për rrezikun në të cilin ajo ndodhej.
Ellek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Ukraina humbi 40 për qind të territorit që kontrollonte në K...
Mijëra migrantë me azil të refuzuar morën para për të lëshua...
Turi me diasporën, Rama takon nesër shqiptarët e Londrës
Amorim ka gjetur tashmë zëvendësuesin e Casemiros te Man Utd...
Kanadaja i dorëzon Ukrainës sistemin ushtarak NASAMS