Google ADS

Çitaku për vdekjen e Kadaresë: Kosova nesër duhet të jetë në zi, si simbolikë

21:45 | 1 Korrik 2024
E.G

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku ka reagaur për vdekjen e shkrimtarit të njohur ndërkombëtarsisht, Ismail Kadare.

Çitaku me anë të një postimi në Facebook, tha që si simbolikë, Kosova nesër duhet të jetë në zi, shkruan Arbresh.info.

“Kadare na e ka ushqyer shpirtin, në kohërat më të errëta për ne. Kosova nesër duhet të jetë në zi, si simbolikë.”, ka shkruar ajo.

Mes të tjerash, ajo u shpreh se artistët si Kadare nuk vdesin.

“E në zemër, duhet të jemi të lumtur që e patëm. Që e kemi. Se artistët si Kadare nuk vdesin.
Arti nuk vdes.”, tha mes të tjerash Çitaku./Arbresh.info/

Të ngjashme