Hungaria merr kryesimin e BE-së, Bislimi shpreh gatishmërinë për bashkëpunim

18:02 | 1 Korrik 2024
E.G

Zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi ka thënë se fillimin e mandatit të Hungarisë në krye të Presidencës së Këshillit të BE-së e shënoi me ambasadorin hungarez, Bela Bozsik në Prishtinë.

Me anë të një postimi në Facebook, Bislimi tha se Kosova ka shënuar progres në tri vitet e fundit në rrugëtimin drejt integrimit në Bashkimin Evropian, shkruan Arbresh.info.

“Nga përmbushja e shumë reformave dhe arritja e standarteve të BE-së, dëshmuar nga niveli prej 72% i zbatimit të agjendës së reformave evropiane ERA II, e deri tek fillimi i zbatimit të Programit Kombëtar për Integrim Evropian, dhe aplikimi për anëtarësim në BE.”, ka shkruar zëvendëskryeministri.

Ai shprehu gatishmërinë dhe vullnetin për bashkëpunim të ngushtë me presidencën hungareze.

Mes të tjerash, Bislimi theksoi objektivin për marrjen e pyetësorit dhe vlerësimit në baza meritokracie për marrjen e statusit të vendit kandidat.

“Duke shprehur gatishmërinë dhe vullnetin për bashkëpunim të ngushtë me presidencën hungareze, ritheksuam objektivin tonë për marrjen e pyetësorit dhe vlerësimit në baza meritokracie për marrjen e statusit të vendit kandidat.”, përfundoi ai.

Ndryshe, Hungaria, nga e hëna, mori drejtimin për 6 muajt e ardhshëm të Presidencës së Bashkimit Evropian./Arbresh.info/

LEXO EDHE:

Hungaria merr kryesimin e BE-së

Të ngjashme