Google ADS

Fillon dezinsektimi në kryeqytet, Komuna del me njoftim të rëndësishëm për bletarët

17:23 | 1 Korrik 2024
E.G

Komuna e Prishtinës, ka nisur me dezinsektimin hapësinor në kryeqytet.

Këtë e ka bërë të ditur drejtoresha për Zhvillim Rural, Donjeta Dragusha me anë të një postimi në Facebook.

Dragusha ka publikuar oraret për bletarë, teksa ka bërë thirrje për kujdes ndaj bletëve.

Dita e parë: 29.06.2024 – Ulpiana,Dardania,Arbëria,Shkabaj,Zona Industriale, Kazerma Adem Jashari.

Dita e dytë: 30.06.2024 – Aktash,Parku i Qytetit, Pejton, Lakrishte, Vellushe, Muhaxherët, Tophane, Qendra e Qytetit, Mramor, Makovc.

Dita e tretë: 01.07.2024 – Prishtina e Re, Veternik, Qëndresa, Lagjja Nic, Kodra e Trimave.

Dita e katërt: 02.07.2024 – Bregu i Diellit, Lagjja e Spitalit, Mat, Kalabria, Kolovicë, Kolovicë e Re.

Dita e pestë: 03.07.2024 – Taslixhe, Velani, Taukbashqe, Sofali, Gërmi.

Dita e gjashtë: 04.07.2024 – Hajvali, Bërnicë e Epërme, Bërnicë e Poshtme, Bardhosh, Teneshdoll, Vranidoll, Rimanishtë, Barilevë, Prugovc, Besi, Bardhosh.

“Në ditët e dezinsektimit ju lutem të bëni kujdes në mbrojtjen e bletëve”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme