Është shtyrë për nesër takimi mes Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla Schwarz dhe Kryeparlamentares së Republikës së Sllovenisë, Urška Klakočar Zupančič.
Kështu bëri të ditur Ministria e Punëve të Jashtme me anë të një komunikate për media, shkruan Arbresh.info.
Nuk janë dhënë arsye pse ky takim është shtyrë.
Takimi ishte paraparë të mbahej sot.
“Duke kërkuar mirëkuptimin tuaj, ju njoftojmë se takimi në mes të Zëvendëskryeministres dhe Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla Schwarz dhe Kryeparlamentares së Republikës së Sllovenisë, znj. Urška Klakočar Zupančič, i paraparë të mbahet sot, është shtyrë për nesër.”, thuhet në njoftim.
Atentat në Tiranë, vritet me breshëri plumbash një person
Hedhja e gazit lotsjellës në Kuvend, sot mbahet seanca gjyqë...
Lansohet sot dixhitalizimi i fiskalizimit në Kosovë, merr pj...
Mblidhen sot dy komisione parlamentare
Moti sot i vranët dhe me diell, mjegull në disa vende
Dianës i vjen motra në shtëpi, i thotë të dal nga shtëpia se...