Gjeorgjia mbylli aventurën e saj historike mbrëmë në Kampionatin Evropian duke u eliminuar nga Spanja në rrethin e 1/8 së finales, me rezultat 4-1.
Ndërsa njëri nga më të dalluarit tek kombëtarja debutuese këtë Euro ishte portieri, Giorgi Mamardashvili, shkruan Arbresh.info.
Pas humbjes në një intervistë për mediat spanjolle gjeorgjiani deklaroi se është krenar për rrugëtimin e tyre.
“Ne duhet të jemi të kënaqur me paraqitjen tonë në këtë kampionat evropian sepse i dhamë Gjeorgjisë një turne të madh dhe çdo lojtar luajti me përkushtim të madh. Sigurisht, është e trishtueshme të humbasësh në 1/8-at, por duhet të jemi gjithashtu të lumtur sepse deri vonë nuk e kishim imagjinuar të arrinim deri në këtë pikë”, tha fillimisht ai.
Ndërsa i pyetur se kë skuadër sheh si favorite për të fituar trofeun, portieri theksoi se sipas tij është Spanja.
“Spanja është favoritja e këtij turneu dhe mendoj se do ta fitojë. Ishte keq që u përballëm me këtë ekip në 1/8-at , por për ne nuk është fundi, ne do të kthehemi më të fortë”, tha Mamardashvili.
Portieri është aktualisht pjesë e Valencias në Spanjë./Arbresh.info/
Singapori dënon me vdekje trafikantin e drogës/ Ekzekutimi i...
Shenjat e horoskopit që nuk kujdesen për mendimet e të tjerë...
Gjashtë mënyra për të gjetur më shumë gëzim dhe më pak stres...
Arioni surprizohet nga motra e tij në Big Brother, ja takimi...
Paris Saint-Germaini merr një fitore komode ndaj Toulouse
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dh...