Nënkryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Saranda Bogujevci, shoqëruar nga shefi i Kabinetit të kryetarit Glauk Konjufca, Ilir Kërçeli, mirëpriti në Aeroportin “Adem Jashari” Kryetaren e Kuvendit të Sllovenisë, Urška Klakočar Zupančič, në hapje të vizitës së saj në Prishtinë.
Duke i uruar Kryeparlamentares sllovene mirëseardhje në Republikën e Kosovës, nënkryetarja Bogujevci çmoi lart marrëdhëniet e deritashme midis Kosovës dhe Sllovenisë, përkatësisht midis parlamenteve, si dhe avancimin e tyre gjatë viteve.
ogujevci e konsideroi të vyer për Kosovën dhe Kuvendin e saj rrugën e zhvillimit të demokracisë e të integrimit euro-atlantik të shtetit slloven. Ajo falënderoi kryetaren Klakočar Zupančič për ndihmën e madhe e të pakursyer të vendit të saj për Kosovën në kohë dhe rrethana të ndryshme, ndërsa shtroi nevojën që kjo mbështetje të vazhdojë edhe në të ardhmen në arritjen e synimeve të saj zhvillimore dhe euro-integruese.
Kryetarja e Kuvendit të Sllovenisë, Urška Klakočar Zupančič, theksoi përkushtimin e Sllovenisë për thellimin e bashkëpunimit midis dy vendeve, në frymën e bashkëpunimit e të miqësisë. /Arbresh.info/
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...
Ndodh edhe puthja e shumëpritur mes Lelës dhe Leos
Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i ...
Pas tërheqjes së Matt Gaetz, Trump emëron Pam Bondin për pos...
Horoskopi, çfarë kanë parashikuar yjet për shenjën tuaj sot