Raundi i parë i zgjedhjeve parlamentare në Francë nxori fituese Partinë e Ekstremit të Djathtë në krye me 28 vjeçarin Jordan Bardella i cili është një hap larg postit të kryeministrit, në rast të fitores edhe në raundin e dyte të dielën e ardhshme, duke e bërë kështu kryeministri më i ri në Francë.
Tubimi Kombëtar i ekstremit të djathtë shënoi ditë historike në raundin e parë të zgjedhjeve parlamentare në Francë. Në festën e fitores madhështore të partisë së saj e cila do të sjellë për herë të parë në pushtet Ekstremin e djathtë, Le Pen deklaroi para simpatizantëve se “demokracia ka folur” përderisa njëkohësisht e deklaroi kampin e presidentit Emmanuel Macron “praktikisht të zhdukur”.
Sondazhet e kryera parashikuan që partia e Le Pen do të fitojë rreth 34% të votave. Le Pen u kërkoi votuesve që t’i japin Tubimit Kombëtar një “fitore absolute” në Parlamentin prej 577 ulësesh të dielën përfundimtare zgjedhore të 7 Korrikut. Sipas projeksioneve, aleanca e krahut të majtë e Frontit të Ri Popullor ka fituar 28.1% të votave, ndërkaq e treta radhitet aleanca centriste e presidentit fracez, Emmanuel Macron me 20.3%.
Të drejtë vote në zgjedhjet e parakohshme parlamentare kishin rreth 49 milionë votues, përderisa pjesëmarrja e qytetarëve ishte 67.5%, më e larta në zgjedhjet legjislative në Francë që nga viti 1981 sipas organizatës Elabe. Macron po bën thirrje për një aleancë të gjerë kundër partisë së Le Pen, kështu duke shpresuar se Tubimi Kombëtar do të parandalohet të fitojë shumicën absolute në raundin e dytë të zgjedhjeve të cilat do të mbahen të dielën e ardhshme.
Sipas udhëheqësit të partisë së ekstremit të djathtë, Jordan Bardella i cili është vetëm 28 vjeç, Franca ka krijuar precedentin më me shpresë, duke i quajtur këto zgjedhje “më të rëndësishmet” e Francës në 60 vitet e fundit. Ai gjithashtu përshëndeti votuesit dhe shprehu mirënjohjen e thellë për pjesëmarrjen e lartë./rtk
Ambasada e Shqipërisë në Kosovë feston 28 Nëntorin, Kurti: K...
Mbappe dështon të shënoj nga penalltia
Hoti: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e P...
Policia e Kosovës pranon donacion dy automjete nga Gjermania
Thyhet rezistenca e Real Madridit, shënon Mac Allister
Pezullohet nga puna profesori që hodhi në mbeturina flamurin...