Shefi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri tha se sot në ndeshjen e sotme të zhvilluar mes deputetëve të Kosovës dhe Shqipërisë u pa që futbolli na mëson për fuqinë e lojës ekipore.
Me anë të një postimi në Facebook, Tahiri tha se këto momente kujtojnë që përtej politikës dhe kufijve, sporti na bashkon dhe na forcon lidhjet, shkruan Arbresh.info.
“Sonte, kaluam disa momente fantastike me vëllezërit tanë, deputetët e Kuvendit të Shqipërisë që na nderuan me ardhjen e tyre në Prishtinë. Edhe sot pamë që futbolli dhe sporti në përgjithësi na mëson për fuqinë dhe bukurinë e lojës ekipore, si dhe për rëndësinë që kjo të shoqërohet me fair play!”, ka shkruar Tahiri.
“Këto momente na kujtojnë se përtej politikës dhe kufijve, sporti na bashkon dhe na forcon lidhjet. Duke qëndruar të bashkuar dhe duke promovuar vlerat e respektit, ne mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për brezat që vijnë.”, tha ai./Arbresh.info/
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...
Kurti mirëpriti në takim lamtumirës Ambasadorin e Bullgarisë...