Hyri për t’u larë në lumin Cem në Malësi të madhe, vdes 22-vjeçari

22:14 | 30 Qershor 2024
E.G

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Malësinë e Madhe, në fshatin Niçk.

Rreth orës 16:30, shtetasi K. N., 22 vjeç, në momentin që është futur në ujë për t’u larë në lumin Cen, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit .

Top Channel

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme