Jude Bellingham shënoi golin vendimtar për Anglinë që e barazoi ndeshjen ndaj Sllovakisë në 1-1 në momentet e fundit.
Njëherit ky gol lojën e dërgoi në vazhdime dhe më pas Anglia shënoi një gol tjetër që ia siguroi kualifikimin për në çerekfinale.
Pas ndeshjes Bellingham për media tha është e jashtëzakonshme të luante për kombëtaren e Anglisë dhe brenda dy javësh do e shohim se sa do të vlejë goli i tij.
“Të luash për Anglinë është një gjë e mrekullueshme, por është gjithashtu shumë presion. Të jesh në fushë dhe të shënosh gola për mua është një çlirim, është një moment shumë i lumtur”.
“Ne luajtëm mirë, përveç golit të tyre. U futëm në situata të mira dhe mund të ishim më klinik, por gjëja kryesore që treguam ishte karakteri”.
“Mbetën 20 ose 30 sekonda dhe ishim jashtë Kampionatit Evropian dhe disponimi tani ka një ndryshim të madh. Është një moment i madh, por është një turne i gjatë dhe do ta dimë vetëm nëse vazhdojmë dhe fitojmë kupën. Do të shohim në dy javët e ardhshme se sa i rëndësishëm ishte ky gol”, deklaroi Bellingham.
Pas kësaj fitore Anglia në çerekfinale do të luaj ndaj Zvicrës./Arbresh.info/
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Erëra të forta e shi orët në vijim, Komuna e Prishtinës para...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?