Kryeministrit të vendit Albin Kurtit i është larguar këshilltarja për Drejtësi Tranzicionale, Rozafa Kelmendi.
Këtë e ka bërë të ditur kjo e fundit përmes një postimi në Facebook, shkruan Arbresh.info.
Ajo si arsye të largimit nga Zyra e Kryeministrit ka dhënë obligimet akademike.
Postimi i saj:
Jam thellësisht mirënjohëse për besimin dhe mbështetjen e dhënë gjatë shërbimit tim në Zyrën e Kryeministrit.
Ka qenë nder i jashtëzakonshëm të shërbej për Republikën dhe popullin e Kosovës.
Për shkak të obligimeve akademike, sot kam përmbyllur angazhimin si Këshilltare e jashtme për Drejtësi Tranzicionale.
Mbetem përherë falënderuese dhe e nderuar për mundësinë që më është dhënë, siҫ mbetem gjithmonë mbështetëse e qëllimeve të përbashkëta për drejtësi dhe barazi./Arbresh.info/
Osmani i dërgon letër Bidenit: Mirënjohje çdo lideri amerika...
Polonia kërkon ndihmë nga shtetet e NATO-s për të patrulluar...
Trajneri i Spanjës: Ndeshja me Gjermaninë si një finale
Kurti takoi Kryetaren e Komunës së Foçës në provincën e Izmi...
Qumësht të ngrohtë apo të ftohtë, cilin duhet ta konsumoni?
Festimi mund t’i kushtojë Merih Demiralit me dy ndeshje – sh...