Ministrja e Jashtme takon homologun armen, flasin rreth sfidave globale të sigurisë

20:33 | 30 Qershor 2024
E.G

Në margjinat e Forumit të Dubrovnikut Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, takoi Ministrin e Punëve të Jashtme të Armenisë, Ararat Samveli Mirzoyan.

Sipas komunikatës për media, Gërvalla dhe ministria armen diskutuan rreth sfidave globale të sigurisë dhe theksuan nevojën për një bashkëpunim të ngushtë global në tejkalimin e këtyre sfidave, shkruan Arbresh.info.

“Dy ministrat shprehën besimin se forume të tilla si ky i Dubrovnikut kontribuojnë në zhvillimin e një dialogu të hapur dhe konstruktiv rreth çështjeve gjeopolitike, duke forcuar kështu marrëdhëniet ndërmjet vendeve pjesëmarrëse dhe duke avancuar objektivat e përbashkëta për një të ardhme më të sigurtë.”, thuhet në njoftim.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme