4 të vdekur dhe 57 të lënduar nga shpërthimi i gazit në Izmir

19:45 | 30 Qershor 2024
E.G

Një ndërtesë në Izmir të Turqisë u shkatërrua pjesërisht nga një shpërthim vdekjeprurës gazi të dielën, që mori katër jetë dhe la rreth 57 të lënduar.

Disa nga të plagosurit janë në gjendje kritike, tha ministri i Brendshëm turk, Ali Yerlikaya në një postim në “X”.

“Zoti i mëshiroftë qytetarët tanë që humbën jetën dhe uroj shërim të shpejtë të lënduarve”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme